HENE– A është një zog? A është një aeroplan? Apo diçka tjetër që nuk është identifikuar. Përdoruesi i “Youtube”, danchek2013, ka postuar një video ku shihet një pikë e vogël që shfaqet nga hija e hënës dhe më pas hyn në atmosferën e saj ku qëndron për disa sekonda dhe më pas zhduket.

Shfrytëzuesit e kanalit “Youtube”, kanë argumentuar gjerë e gjatë për këtë dhe shumica e tyre kanë thënë se është një anije e jashtëtokësorëve, pasi shpejtësia e saj ishte shumë herë më e madhe sesa e një aeroplani të thjeshtë.

“G-forca do ta shkatërronte atë anije hapësinore. Por ne nuk e kemi atë teknologji që të mund të përballojë G-forcën, prandaj ata në atë anije nuk janë njerëz”,- ka komentuar një shikues në Youtube.

Kurse një tjetër ka komentuar se këto gjëra janë vetëm të imagjinuara dhe se nuk ekzistojnë alienët. “Kjo video është false pasi alienët nuk ekzistojnë”,- thotë komentuesi. Mbetet për t’u parë nëse ekspertët e NASA-s do ta komentojnë apo jo filmimin.

Në linkun e mëposhtëm mund të shihni objektin e paidentifikuar që lëviz mbi sipërfaqen e Hënës.

http://www.youtube.com/watch?v=vshlUbWz2zY