E teksa India nuk ka ftuar Ukrianën në samitin G20, e kundërta ka ndodhur me presidentin rus Vladimir Putin, i cili është renditur në mesin e anëtarëve të përhershëm.

“Samiti i 18-të i krerëve të shteteve dhe qeverive të G20 në Nju Delhi do të jetë kulmi i të gjitha proceseve dhe takimeve të G20 të mbajtura gjatë gjithë vitit midis ministrave, zyrtarëve të lartë dhe shoqërisë civile. Deklarata e liderëve të G20 do të miratohet si rezultat i samiti në Nju Delhi, i cili do të tregojë përkushtimin e liderëve ndaj prioriteteve për të cilat u diskutua dhe u ra dakord gjatë takimeve përkatëse të ministrave dhe grupeve të punës”, thuhet në njoftim.

Faqja e internetit liston pjesëmarrësit që pritet të mbërrijnë në samit. Midis tyre janë anëtarë të përhershëm të G20, duke përfshirë presidentët e Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, Yoon Suk Yeol i Koresë së Jugut, Lula Da Silva i Brazilit, Emmanuel Macron i Francës, Rexhep Tajip Erdogan i Turqisë, si dhe lideri i Kinës Xi Jinping. Në këtë listë është edhe Vladimir Putin.

Në listën e të ftuarve përfshihen edhe përfaqësues të Mauritius, Nigerisë, Omanit dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Në vend të kësaj, Ukraina nuk është në listë.