Ngjarje e rëndë dhe shumë e shëmtuar në përfundim të sfidës Tirana – Bylis 2-2, e luajtur në Rrogozhinë.

Pas vërshëllimës së trefishtë për përfundimin e takimit, stafi dhe lojtarët e Tiranës rrethuan kryesorin Kridens Meta, të cilin e kontestonin për penalltinë e akorduar në favor të Bylisit (shënoi Adili).

Më pas, me dhjetëra tifozë të Tiranës, të pranishëm në stadiumin e Rrogozhinës, çanë rrethimin dhe vërshuan drejt qendrës së fushës me qëllimin dhunimin e Metës. I rrethuar nga forcat e rendit, Meta iu shkëput turmës dhe vrapoi drejt dhomave të zhveshjes, por u ndoq këmba-këmbës nga disa ultras të Tiranës.