Në kuadër të aktiviteteve të larmishme me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë universiteti i Durrwsit do të organizojë këtë të mërkurë, në orën 11.00, aktivitetin “Aleksandër Moisiu: Vepra dhe Jeta”.
Veprimtaria kulturore do të zhvillohet në bashkëpunim me Arkivin e Filmit Shqiptar, i cili do të mundësojë shfaqjen për herë të parë të dokumentarit portret "Aleksandër Moisiu", prodhim i vitit 1978 i regjizorit Shkëlzen Shala. Në këtë aktivitet do të jenë të ftuar historiani Sali Hidri si dhe njohës dhe studiues të tjerë të jetës dhe veprimtarisë së aktorit të madh shqiptar Aleksandër Moisiut.
Filmi do të vijojë me diskutime të historianëve të ftuar, lektorë dhe studentë të Universitetit “Aleksandër Moisiu”. Në fillim të këtij viti në një sërë aktivitetesh kulturore u përkujtua 77 vjetori i ndarjes nga jeta i aktorit shqiptar, emrin e të cilit e mbajnë një numër i konsiderueshëm institucionesh në Durrës.