Urbanistja Entela Koja ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama, i cili e cilësoi objektin në pronësi të familjes së saj si një “shtesë pa leje” brenda mureve të Kalasë së Durrësit.

Koja shprehet se objekti është pjesë e një ndërtese të vitit 1941, me dokumente ligjore dhe historike që vërtetojnë origjinën e tij. Ajo mohon gjithashtu akuzat për angazhim politik, duke theksuar se protestat e saj lidhen me mbrojtjen e pronës, trashëgimisë kulturore dhe ligjit.

Në reagimin e saj, Koja deklaron se projekti TID Durrës tashmë është bërë çështje publike edhe në nivel ndërkombëtar, ndërsa thekson se “shpifjet nuk i ndryshojnë faktet dhe propaganda nuk e fshin historinë.”

Postimi i plotë:

Unë, Ark. Urb. Entela Koja — “shtesa pa leje” dhe Kryeministri

Përpara se të shpifni, z. Kryeministër, verifikoni faktet.

Objekti që ju paraqisni si “shtesë pa leje” është pjesë e një ndërtese të ndërtuar nga familjet Koja dhe Jakoel që në vitin 1941, me projekt dhe ndërtues italianë. Historia e saj vërtetohet me dokumente ligjore e historike, fotografi, filma dhe dëshmi të kohës.

Pra, ose nuk e njihni historinë e Durrësit dhe ligjin, ose po deformoni me vetëdije të vërtetën.

Pra “çibanin” që përmendni me përbuzje: ka dokumente, pronësi, histori dhe kujtesë familjare. Nuk është shpikur sot, as për fushatë, as për përfitim.Sa për mua politikisht: unë jam aty kundër gjithë establishmentit. Që nga dita e parë , e ca muaj e vite me pare, e kam thënë qartë: Rama në burg, Berisha në burg, poshtë diktatura, poshtë komunizmi. Nuk jam aty për parti. Jam aty si profesioniste për pronën, trashëgiminë, ligjin, per Durrësin, Tiranën dhe gjithë Shqipërinë.

Problemi juaj i vërtetë nuk është ndërtesa ime. Problemi juaj është se projekti TID Durrës nuk mbeti më i fshehur.

Sot kjo çështje është bërë publike në Shqipëri dhe ndërkombëtarisht, përfshirë në raportimet e World Heritage Watch ( linku ne fund) dhe në qarqe të specializuara të trashëgimisë kulturore. Unë e kam bërë tashmë pa frikë, me forcën e së vërtetës, e cila flet shumë më fort se një turmë e tërë.

Por duhet ta keni të qartë: për dëmet që po i shkaktohen Durrësit historik, përgjegjësia ka emra.

Dhe kjo është arsyeja pse ju shqetëson e vërteta.Shpifjet nuk i ndryshojnë faktet.

Propaganda nuk e fshin historinë.Dhe sulmet personale nuk e mbulojnë përgjegjësinë publike. Kaq e thjeshtë.

#poshtëdiktaturaRroftë Shqipëri🇦🇱🇦🇱🇦🇱https://world-heritage-watch.org/content/https://hidrive.ionos.com/share/g2mgj00y-2#$/

LEXO EDHE: