Edhe kryeministri shqiptar Edi Rama ka uruar besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit, por urimi i tij ka qenë ndryshe nga i politikanëve të tjerë.
“Gëzuar Kurban Bajramin” – shkruan ai, ndërsa urimin e shoqëron me një foto të minares së xhamisë së Tiranës, hija e së cilës ka rënë në kullën e Sahatit, që për shumë komentues ka qenë fyese.
Por nuk ka qenë vetëm ky fakt që ka shqetësuar ndjekësit e Edi Ramës në Facebook, të cilët e kanë pyetur kryeministrin se me “çfarë do ta festojmë sot?”
Ndërsa komentues të tjerë i kujtojnë kryeministri blerjen e votës për 20 mijë lekë të vjetra në Dibër.





