Një ish-ushtar serb, identiteti i të cilit është anonim, në një intervistë për emisionin ‘Parrotlla’ ka rrëfyer se në luftën e vitit 1998-1999 është detyruar me forcë nga eprorët e tij që të vrasë shqiptarë, por thotë se nuk ka mundur.

Pse ta bëja unë këtë, pse të vrisja njerëz të pafajshëm, gra të pafajshme, fëmijë të pafajshëm’’, ka thënë ish-ushtari serb.

Ai thotë se aksionet e tyre ndaj shqiptarëve i kanë zhvilluar në çdo vend të Kosovës, si në qytete, ashtu edhe në fshatra.

Ai thënë se grupi i njohur serb “Shakalli’’ (Çakallët) kanë vrarë serbë, për t’ua faturuar pastaj shqiptarëve.

Këta njerëz kanë bërë shumë tmerre ndaj shqiptarëve. Kanë shkuar dhe kanë vrarë edhe vetë serbët dhe ua kanë faturuar pastaj shqiptarëve”, thotë ai.

Ai thotë se gjenerali i cili u ka dhënë urdhrat ka qenë Vekoslav Vukiçeviq.

Ndërsa në Kosovë kishte qëndruar deri në kohën e bombardimeve.