Kryeministri Edi Rama foli në tryezën për Ballkanin të zhvilluar në Sllovaki në lidhje me procesin e integrimit europian të Ballkanit.

Gjatë fjalës së tij, Rama ka komentuar sot mobilizimin e ushtrisë serbe në kufi me Kosovën.

Sipas kreut të qeverisë shqiptare, dërgimi i ushtrisë në kufi me Kosovën ka zero fuqi.

“Kjo është shfaqja më e pabesueshme e politikës së brendshme. Se ushtria serbe në kufi të Kosovës ka fuqi 0. Çfarë mund të bëjë, asgjë? Ka të bëjë vetëm me politikën e brendshme”, tha Rama.

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka dhënë urdhër të mobilizimit të ushtrisë në kufi me Kosovën pas tensioneve të rritura ditët e fundit në komunat me shumicë serbe.