Çështja e tradhtisë në një lidhje nuk është e gjitha bardh e zi.

Ndonjëherë, partnerin tuaj, disa sjellje femërore, mund ta bëjnë atë të ndihet i tradhtuar, duke e lënduar rëndë atë dhe marrëdhënien tuaj.

Për cilat sjellje bëhet fjalë?

Mbajtja e sekreteve

Thjesht mbajtja e një sekreti nga partneri juaj që përfshin një palë të tretë (p.sh., dalja fshehurazi për të ngrënë me dike tjetër, edhe nëse nuk ka kontakt fizik) mund të shihet nga tjetri si një formë tradhtie, pasi në sytë e tij, ju jeni automatikisht fajtor.

Zhvillimi i një lidhjeje të thellë emocionale me dikë tjetër

Sigurisht, nuk nënkuptojmë të kesh një mik të ngushtë. Por kur në mënyrë sistematike i jep përparësi një personi të tretë, mashkull apo femër, pa pasur domosdoshmërisht elementin e dashurisë, atëherë partneri do të fillojë të ndihet i lënë anash, të ndiejë një refuzim të përmasave të tradhtisë.

Thyerja e marrëveshjeve të bëra

Mund të mos jetë diçka shumë serioze, por mosqënia në përputhje me një angazhim që keni bërë, bën që partneri juaj të humbasë besimin e tij. Edhe nëse, për shembull, keni një marrëdhënie të lirë me kushtin që të flisni me partnerin për njohje të reja, nëse dilni me dikë pa i thënë, mund ta interpretojnë si pabesi.