13 maj 2015 – Kryebashkiaku aktual, Vangjush Dako, i cili kandidon sërish për bashkinë e Durrësit, vazhdon të inaugurojë rrugë në zona të ndryshme të qytetit. Rrugë asfalti dhe ndriçues për natën janë përurimet më të fundit që ka bërë  të njohura vetë kandidati socialist, në prag të zgjedhjeve të 21 qershorit. Sot, radha ka qenë e rrugëve në lagjet 14, 18, “Marin Barleti” dhe “Violeta Manushi”.

Nga ana e qytetarëve, këto investime, ndonëse për fushatë janë pritur me entuziazëm, ndërsa kërkojnë edhe gjelbërim dhe lagien e asfaltit për të shmangur ndotjen.

 

 

 

 

Agjencia e lajmeve “Dyrrah”