1 maj 2015 – Pak ditë para nisjes zyrtare të fushatës për zgjedhjet e 21 qershorit, Vangjush Dako prezanton posterin elektoral. “Vangjush Dako, drejtimi i duhur për Durrësin”, është slogani.

Partia Socialiste prezantoi posterin e dytë për Durrësin pas atij të Tiranës, ku ndryshon emri i kandidatit dhe simbolet e qytetit. Ngjyrat e posterit dhe slogani do të jetë i ngjashëm në të gjithë vendin, duke specifikuar vetëm kandidatët e qytetin përkatës.

Në rastin e Durrësit, pas fotografisë së kandidatit për kryebashkiak dallohet monumenti i Ushtarit të Panjohur, vinçat e portit, torra veneciane, xhamia, kisha, etj.

 

 

 

 

Agjencia e lajmeve “Dyrrah”