KORCE, 22 mars 2013- Një 33-vjeçar i ka dhënë fund jetës në Korçë, duke u vetëvarur.
Sipas të dhënave të para dyshohet se shkak është humbja në lojërat e fatit.
Lajmi u bë i ditur nga burime të policisë së Korçës, ku sipas tyre Mariglen Xhangolli nga fshati Dishnicë është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm.
Policia, e cila ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, ka nisur hetimet për zbulimin e shkaqeve.
Dyshohet se Xhangolli ka qenë frekuentues i rregullt i lojërave të fatit dhe hetimet janë përqëndruar dhe në këtë pistë.





