Më shumë se 45 emigrantë, përfshirë një foshnjë, kanë vdekur pasi varka ku udhëtonin u përmbyt në jug të Italisë. Dhjetëra të tjerë i kanë mbijetuar tragjedisë.
Varka raportohet se u copëtua ndërsa përpiqej të zbarkonte emigrantët në bord pranë qytetit bregdetar të Crotone në rajonin e Kalabrisë.
Shumë trupa janë nxjerrë nga plazhi në një vendpushim pranë detit.
“Për momentin, 80 persona janë nxjerrë shpëtuar, përfshirë disa që arritën të dilnin në breg pas fundosjes së varkës”, tha roja bregdetare në një deklaratë.

“Dyzet e tre trupa janë gjetur përgjatë vijës bregdetare,” shtoi ai.
Emigrantët raportohen se janë nga Irani, Iraku, Siria, Afganistani, Pakistani dhe Somalia.