Përmes një postimi në Facebook, kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili iu ka bërë thirrje qytetarëve që të refuzojnë të paguajnë taksën për Rrugën e Kombit.

Vasili shkruan se koncensionin e Rrugës së Kombit e ka miratuar qeveria e koncensioneve të pista.

POSTIMI I PLOTË

Refuzojeni të paguani taksën për Rrugën e Kombit, le ta paguajë vetë qeveria.

Koncesionin e Rrugës së Kombit e ka miratuar qeveria e koncesioneve të pista.

Qytetarët nuk kanë taksirat të paguajnë taksa për të kaluar në një rrugë ku e kanë dhënë boll kontribut me taksat e tyre për ndërtimin e saj.

Qeveria ta paguajë vetë këtë taksë, se qytetarët e kanë përmbushur tashmë, me të tepërt bile detyrimin e tyre.

Qeveria ka dhënë qindra milionë euro koncesione në shëndetësi e gjithandej, le t’i anullojë ato dhe le të financojë mirëmbajtjen e Rrugës së Kombit.

Qytetarët që udhetojnë drejt verilindjes kryesisht vëllezërit nga Kosova janë të dënuar të paguajnë për të ardhur në Shqipëri sepse qeveria e kryeministrit vjedh.

Refuzojeni ta paguani këtë taksë të pistë, jeni në të drejtën tuaj.