Në një intervistë për BBC, dy burra kanë pohuar se janë abuzuar nga Michael Jackson qindra herë.
Wade Robson tha se këngëtari abuzoi seksualisht me të nga mosha 7 vjeçare dhe u përpoq ta përdhunonte kur ishte 14 vjeç.
Gjithashtu James Safechuck tha se Mbreti i Popit abuzoi seksualisht me të nga mosha 10 deri në 14 vjeç.
Familja e Jackson thotë se nuk ka asnjë dëshmi që provon pretendimet e tyre.
36-vjeçari Robson dhe 40-vjeçari Safechuck folën gjithashtu në dokumentarin për Michael Jackson, “Leaving Neverland”.
Të pyetur sesa herë kishte ndodhur abuzimi, ata u shprehën qindra herë.
Robson tha: “Sa herë që isha me të, sa herë që qëndroja me të, ai abuzonte me mua.”
Ai u shpreh se këngëtari e përkëdhelte, i prekte trupin dhe e detyronte ta shikonte ndërsa kryente akte seksuale.
Dhe pastaj, kur ishte 14 vjeç, Jackson sipas tij u përpoq ta përdhunonte.
Sipas Robson, Michael e kishte bërë të mendonte se ata ‘e donin njëri-tjetrin dhe kjo isha mënyra sesi ia tregonin dashurinë e tyre.”
“E gjithë kjo ishte e tmerrshme për mua,”-tha ai.
Ndërsa Safechuck tha se abuzimi i tij filloi kur Jackson e mësonte sesi të kryente akte seksuale kur ishte vetëm 10 vjeç.
Më pas, sipas tij, kjo u pasua nga abuzimi dhe akte të tjera seksuale.
Vazhdojnë akuzat për abuzim seksual nga Michael Jackson
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Trump: Armiqësitë me Iranin kanë përfunduar!
Çfarë ndodhi mes Adit dhe Mozës? Arbana: Nëse je ndjerë e dhunuar, ai djali del jashtë
“Më parë lyhet gruaja, pastaj shtëpia”, Ola debaton me Sarën për punët e fermës: Primare kam veten!
Gimbo zbulon detaje nga takimi i Selin me mamanë e tij: Çika është duke u bërë gati…





