Procedohet penalisht për herë të dytë një 26-vjeçar, banues në Ballsh, pasi nuk kishte mbyllur lojërat e fatit.
Qytetarët kanë denoncuar pronarin Kastriot Mucaj, të akuzuar për “Organizimi i llotarive të palejuara”, “Organizimi i lojrave të pa lejuara dhe vënia në dispozicion të lokalit për lojra të palejuara”.
Policia njofton se kontrollet do të vijojnë në gjithë Qarkun Fier kundër aktivitetit të lojërave të fatit. Policia e Shtetit falenderon qytetarët dhe fton këdo të denoncojë falas në numrin 112 ose përmes aplikacionit‘Komisariati Dixhital’, çdo veprimtari të tillë të kundraligjshme.