Të tjera detaje kanë dalë nga vrasja e Nevila Pjetrit dhe transgjinorit në Itali.

Sipas mediave italiane, autori i krimit, marangozi 32-vjeçar nga Carrara, dy muaj më parë ka tentuar sërish të arratiset nga burgu, por është kapur pas 30 minutash në një stacion treni.

Daniele Bedini kishte tentuar njëherë të arratisej nga burgu i La Spezia-s dhe për këtë arsye ishte transferuar në Cuneo.

Ai vazhdon të thotë se është i pafajshëm, por miku i tij para hetuesve u shpreh se natën e krimit të dyfishtë, ata ishin takuar të dy. Bedini kishte vajtur në shtëpinë e mikut të tij dhe ishte i tronditur dhe rrobat i kishte me gjak.

Kujtojmë se shqiptarja Nevila Pjetri u gjet e pajetë jo shumë larg shtratit të përroit Parmignola, në një zonë periferike dhe të pabanuar të Komunës së Sarzanës.

E ndjera u konstatua pa shenja jete pak pas orës 02:00 të natës së kaluar, teksa dyshohet se është vrarë nga Daniele Bedini, një 32-vjeçar italian.