Gjykata e Durrësit ka lënë në arrest shtëpie 56-vjeçarin L. Xhumari, personin që jepte me qira Jet Skitë në zonën e Plazhit në Durrës, lidhur me ngjarjen tragjike që ndodhi më 1 qershor ku humbi jetën turisti anglez dhe u plagos rëndë turistja tjetër po angleze.

“Gjykata vendosi caktimin e masës së sigurimit personal “Arrest në shtëpi””, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

L. Xhumari u arrestua nga policia për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

Ai i dha motorin e ujit dy shtetasve britanikë, njëri prej të cilëve 34 vjeç humbi jetën në det pas përmbysjes së mjetit, ndërsa vajza 31 vjeçe përfundoi në spital në gjendje të rëndë.

Sipas policisë, shtetasi L.Xhumari u arrestua për shkak të mungeses së plotë të dokumentacionit për ushtrimin e aktivitetit dhe nuk iu ka siguruar veshjet e sigurisë personave që kanë marrë mjetet e ujit.

LEXONI EDHE: