Vëllai i Aida Çajkës, nënës 35-vjeçare që humbi jetën bashkë me foshnjën e saj në bark, para tre ditësh në maternitetin “Koço Gliozheni”, rrëfen momentet e tmerrit që ka përjetuar në maternitetin “Koço Gliozheni”.
Fation Omuri tregon me detaje ngjarjen për “Vizion Plus”, që në momentin që e sëmura hyri në maternitet, sesi mjekët e sorollatën për orë të tëra në spital, e deri kur mori lajmin e kobshëm të vdekjes.
Pas shqetësimeve shëndetësore ajo u paraqit me urgjencë në maternitet dhe pas rreth 7 orësh humbi jetën.
Autopsia paraprake tregoi se kishte çarje të shpretkës dhe hemorragji të brendshme, por mjekësia ligjore ende nuk e ka dhënë versionin përfundimtar. Për vdekjen e saj janë ndaluar dy mjekët e maternitetit të cilët akuzohen për mjekim të pakujdesshëm dhe neglizhencë, ndërkohë që Prokuroria ka kërkuar 45 ditë burg.





