Oliviero Toscani, fotografi i njohur italian, i famshëm për reklamat e tij provokuese të markës së veshjeve “Benetton”, vdiq sot në moshën 82-vjeçare. Presidenti i Toskanës, ku Toscani jetoi për herë të fundit, e nderoi atë si “mjeshtër i fotografisë dhe shpirtit i lirë”.
Toscani, prej kohësh ka qenë nje guru i reklamave të “Benetton” dhe organizoi disa fushata të diskutueshme gjatë lulëzimit të kompanisë së veshjeve në vitet 1980 dhe 1990.
Puna e tij reklamuese për “Benetton” përfshinte një fotografi të një burri që po vdiste nga SIDA, të një murgeshe dhe një prifti duke u puthur, të një gruaje të dobësuar që vuante nga anoreksia dhe një seri portretesh të të burgosurve amerikanë të dënuar me vdekje.
Kompania, me qendër në Ponzano Veneto, Itali, e themeluar në vitin 1965, i dha fund bashkëpunimit me Toscani në vitin 2020, pasi ai bëri deklarata mospërfillëse për shembjen e urës në qytetin verior italian, Gjenova, që shkaktoi vdekjen e 43 personave në 2018.
Në gusht, ai tregoi në një intervistë se vuante nga amiloidoza, një sëmundje e rrallë që shkaktonte dëmtimin e organeve. Ai tha se kohët e fundit i ishte nënshtruar një trajtimi eksperimental.