Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj u shpreh ditën e djeshme se ka zero interes për deklaratat e bëra nga kryetarja e LSI-se, Monika Kryemadhi lidhur me denoncimin dhe faktet e reja që do të dorëzojë në SPAK për 24 kompanitë që kanë kryer evazion fiskal me kompaninë e inceneratorit të Tiranës.

Teksa ishte i ftuar dje një studio televizive, Veliaj jovetëm që iu përgjigj “flakë për flakë” Kryemadhit, por zbuloi se inceneratorët janë vepër e LSI.

Madje, kryebashkiaku Veliaj akuzoi çiftin Meta-Kryemadhi se janë zhytur në afera dhe korrupsion.

“Ajo duhet ta dijë më mirë kanë qenë ministra të LSI i ka caktuar ajo zonjë me burrin e vet. Sa kohë janë muhabetet e brenda familjes së tyre për mënyrën si kanë konceptuar plaçkë e si nuk kanë mbajtur hesapet me njëri tjetrin për mua përbën zero interes publik. Ka kohë që nuk e dëgjoj zonjën Kryemadhi që kur e çoi shkollën Sami Frashëri në Paskuqan por sa herë që vajton raste të tilla më ngjan si njeriun që vajton që nuk ishte pjesë e plaçkës.

Ajo duhet ta dijë më mirë kanë qenë ministra të LSI i ka caktuar ajo zonjë me burrin e vet. Janë muhabete të brenda familjes së tyre, se i kanë ndërtuar me burrin e vet. Për mua përbën zero interes publik. Sa kohë janë muhabetet e brenda familjes së tyre për mënyrën si kanë konceptuar plaçkë e si nuk kanë mbajtur hesapet me njëri tjetrin për mua përbën zero interes publik”, deklaroi ai.

Vila e Metës në Lalëz simbol i babëzisë

Më tej me tone të ashpra dhe në përgjigje të sulmeve që kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi hodhi dje në adresë të tij, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, theksoi se vila e presidentin në ikje, Ilir Meta në Lalëz është simbol i babëzisë. “Ka pasur vonesa, se janë rritur shumë çmimi i betonit, i çelikut. Është dyfishuar ky çmim, ndaj na u desh të bënim azhurnimet. Ka ndodhur një lloj lemze, derisa doli vendimi i qeverisë që indekson çmimet e tregut sot. Këtë tani e kemi rikuperuar, ndërkohë që disa bllokime i kemi pasur subjektive, sulmet e partive, të zonjës që përmende. Humbën 22 gjyqe. Secili prej gjyqeve merr një masë bllokimi, por ne i fituam të gjitha. Ftesa ime për politikanët e kësaj sëre është, nëse i doni njerëzit, ndani vila me ta. Jepuni vilën tuaj në Lalëz. Për sa kohë nuk bëni asnjë akt altruist, na lini të punojmë”, u shpreh ai.

Protesta e opozitës dhe bashkëpunimi Meta-Berisha

Ndërkohë, Veliaj ka hedhur kritika dhe akuza të forta në adresë të opozitës edhe gjatë një takim që zhvilluar dje me socialiste të njësisë numër 7 në Tiranë,. Prerë dhe qartë Veliaj theksoi se kundërshtarët e Partisë Socialiste kanë filozofi të tyre përçarjen dhe se në protestën e paralajmëruar prej tyre, as ata vetë nuk e dinë se për çfarë do protestojnë.

Nuk e kuptoj për çfarë protestojnë këta sepse as tërmetin, as pandeminë, as krizën energjitike nuk e shkaktoi qeveria jonë. E kuptoj kur dikush proteston për ngjarjet e 21 janarit, ku u vranë njerëzit në Bulevard. E kuptoj kur dikush proteston për Gërdecin se aty u hodhën njerëz në erë.

Por, të protestosh për gjëra që nuk i ka në dorë qeveria, përkundrazi qeverisë i ka rënë barra t’i zgjidhë, edhe pse shkaktohen tjetërkund, kjo është çudia e tyre.

Por, këta edhe kur organizohen në betejë kundër nesh thonë, do t’i rrëzojmë këta socialistët, por Luli dhe shpura e tij të mos vijnë. Njëri thotë të vijë Ilir Meta, tjetri thotë të mos vijë Ilir Meta.

Pra, filozofia e tyre është ndarja. Këta mendojnë se bëhen më të fortë duke u përçarë. Ne kemi filozofi krejt tjetër, mendojmë se bëhemi më të fortë duke u shtuar, si një familje”, tha ai. Ndërkohë kryebashkiaku shtoi se teksa kundërshtarët luftojnë me njëri-tjetrin, Partia Socialiste lufton për të qenë sa më e përkushtuar ndaj të gjithëve.

“Unë e di se çfarë do ndodhë në 7 korrik!

Atyre të Lulit do t’u thonë ikni. Kurse, partia jonë është krejt tjetër. Në partinë tonë nuk digjet selia kur ka zgjedhje, njerëzit nuk rrihen me njëri-tjetrin, as nuk vijnë me vare dhe shkopa bejsbolli të rrihen më kundërshtarët. Beteja e PS është për njerëzit, sit ë qeverisë më mirë “, theksoi ai.