Megjithëse në burg, kryebashkiaku Erion Veliaj ka zgjedhur të vazhdojë detyrën e tij, duke postuar foto nga punimet në një prej shkollave 9-vjeçare të Tiranës e cila po rikonstruktohet.
Në një postim në Facebook, Veliaj thotë se “edhe pse i burgosur pa gjyq, me një dosje të kopsitur enkas për të më mbajtur larg punëve të qytetit, puna për ndërtimin e shkollave të reja në Tiranë nuk ndalet!
“Shkolla e re “Edith Durham” është e 48-ta në buqetën e godinave arsimore (9-vjeçare dhe gjimnaze) që kemi ndërtuar së bashku në Tiranë, e më gëzon fakti që puna aty po vijon njësoj, me ritme të shpejta, për ta pasur gati në shtator për fëmijët.
Forca!”, përfundon mesazhin e tij në facebook, kryebashkiaku Erion Veliaj.
Pas arrestimit të kryebashkiakut Veliaj me urdhër të SPAK, në datën 11 shkurt, detyrat e kryebashkiakut të Tiranës iu deleguan zv.kryetares së Bashkisë Anuela Ristani.