Një vëlla dhe motër të cilët ishin ndarë para Luftës së Dytë Botërore janë ribashkuar pas 75 vitesh larg njëri-tjetrit.

Rose Burleigh 78 vjeç, nuk e kishte parë vëllanë e saj John Stubbs77 vjeç, që nga viti 1938, kur ajo u birësua nga halla e tyre, e cila i ndryshoi mbiemrin.

Mamaja e tyre vdiq menjëherë më pas në vitin 1941 në moshën vetëm 30 vjeçare, ndërsa babai i tyre ushtarak Charles u burgos dy herë nga gjermanët dhe u mbajt në një kamp të burgosurish të luftës para se të kthehej në shtëpi.

Bashkimi i familjes është realizuar nga një mik i Rose.

Ajo shprehet se kur i’u komunikua se vëllai i saj ishte gjallë dhe shëndoshë e mirë, kaloi një moment shoku total por pastaj në momentin e takimit duket se lidhja natyrore ka tejkaluar vitet pasi biseda e tyre ka qënë njëlloj e ngrihtë dhe jo e sikletshme, siç do të kishte qënë edhe 75 vite të shkuara.