Vëllai i Liridona Ademajt, Leonardi ka udhëtuar drejt Suedisë, ku ka mundur të takojë dy fëmijët e motrës së tij të ndjerë, pas një kohe të gjatë.

Ai ka postuar një fotografi në Facebook me fëmijët që ndodhen nën kujdesin social në Suedi, ku shkruan se ata kishin vetëm një kërkesë, të vinin në Kosovë për t’i dërguar lule nënës.

Sot i takova nipat Dionin dhe Diarin, fëmijët e Liridonës tonë, pas disa muajsh dhe pas një ngjarje tragjike që do t’i përcjellë tërë jetën. U përqafuam gjatë.

Ata e patën vetëm një kërkesë: a mundemi me ardhë në Kosovë me dërgu lule te varri i nënës? Falënderojmë shërbimet sociale në Suedi për kujdesin profesional”, ka shkruar ai.

Liridona Ademaj-Murseli është vrarë mbrëmjen e 29 nëntorit 2023, teksa shkonte në shtëpi bashkë me bashkëshortin dhe fëmijët.

Bashkëshorti i saj, Naim Murseli po qëndron në paraburgim si organizator i kësaj vrasje bashkë me Granit Plavën e Kushtrim Kokallën.