Një 65-vjeçar është plagosur me armë zjarri rreth orës 05 të mëngjesit të kësaj të premteje jashtë banesës së tij në fshatin Ngurrëz e Vogël në Lushnjë.

Shtetasi Faik Veliu është plagosur nga vëlli i tij Sami Veliu, i cili është arrestuar nga policia, ndërsa është sekuestruar arma e krimit.

Autori dhe i plagosuri jetonin shumë pranë njëri-tjetrit. Sami Veliu mësohet se i ka bërë pritë me kallashnikov vëllait të tij dhe sapo e ka parë që ka dalë nga banesa ka nisur ta qëllojë.

Ndërkohë i plagosuri është dërguar në spitalit dhe ndodhet në kujdesit të mjekëve jashtë rrezikut për jetën.