Kandidati për deputet i PD në Durrës, Oerd Bylykbashi, ka reaguar pas vendimit të gjykatës së Apelit, e cila rrëzoi vendimin e gjykatës së parë për pushimin e hetimeve për “Velierën”.

“Lajm shumë i mirë për këdo që do Durresin, trashëgiminë kulturore të Durrësit dhe Shqipërisë”,– e cilëson Bylykbashi vendimin e sotëm të gjykatës.

Sipas kandidatit për deputet, “Veliera” është “vepër e babëzisë, mediokritetit dhe korrupsionit ngrihet si monument i arrogancës mbi durrsakët, mbi arkeologjinë dhe trashëgiminë tonë. Një monument i shëmtuar i shpërdorimit dhe vjedhjes së taksave tona.”

Njëkohësisht, ai falenderon insistimin e Shoqërisë Civile që me këmbënguljen e treguar për këtë çështje arriti të “hedhë poshtë përpjekjen për të mbuluar korrupsionin e betonit që ka varrosur themelet e identitetit tonë. Hetimet duhet të vazhdojnë dhe krimi duhet të ndëshkohet!”

Statusi i plotë:

Një lajm shumë i mirë për këdo që do Durresin, trashëgiminë kulturore të Durrësit dhe Shqipërisë.

Sot Gjykata e Apelit rrëzoi kërkesën e prokurorisë dhe vendimin e gjykatës së shkallës së parë në Durrës për pushimin e hetimeve për centaurin gjysëm beton e gjysëm metal me emrin “Veliera”.

Kjo vepër e babëzisë, mediokritetit dhe korrupsionit ngrihet si monument i arrogancës mbi durrsakët, mbi arkeologjinë dhe trashëgiminë tonë. Një monument i shëmtuar i shpërdorimit dhe vjedhjes së taksave tona.

Insistimi i shoqerisë civile durrsake dhe mbarëshqiptare për drejtësi ia doli të hedhë poshtë përpjekjen për të mbuluar korrupsionin e betonit që ka varrosur themelet e identitetit tonë.

Hetimet duhet të vazhdojnë dhe krimi duhet të ndëshkohet!

Më 25 prill fiton dinjiteti mbi arrogancën.

Një lajm shumë i mirë për këdo që do Durresin, trashëgiminë kulturore të Durrësit dhe Shqipërisë. Sot Gjykata e Apelit…

Posted by Oerd Bylykbashi on Thursday, April 22, 2021