Seanca në Gjykatën e Apelit për deputetin demokrat, Ervin Salianji, u shty për në datën 26 shtator.
Në deklaratën për mediat, Salianji e cilësoi procesin të stërzgjatur. Duke përmendur rastet e tjera që ka fituar në gjykatë, demokrati u shpreh se “po akuzohet vetëm sepse denoncoi se një trafikant droge jetonte i lirë në Shqipëri.
“Sikurse e keni ndjekur, sot u zhvillua një proces, datë tjetër e një procesi të stërgjatë. U përballa sërish në gjykatë për shkak se një i dënuar për trafik droge jetonte i lirë në Shqipëri, për shkak të mbrojtjes që i jepte vëllai i vet. Sikurse është e qartë nga dokumentet përmes audios në sallë, nuk ka asnjë fakt si mund të inkriminohem në këtë çështje.
Nëse unë flas me emra konkretë, më shumë se 600 çështje gjyqësore të fituara, ku koha na ka dhënë të drejtë, sot ishim në një rast tjetër, ku unë përmendja argumente. Avokati ka një raport më shumë se thjesht me një klient. Nuk kemi bërë videoregjistrim, por audioregjistrim. Nuk kam asnjë interes unë, përveç interesit publik. Nuk kam asnjë njohje personale me Babalen. Nuk kam njohje me Babalet, as me Alfred Alizotin që ka prova si paguhet nga famozi Ard Veliu dhe Andon Marko. Të gjithë këto personazhe të përfshirë për të montuar politikisht një çështje për të më goditur politikisht si përfaqësues i opozitës, u demontuan“, tha Salianji.
Më tej, ai këmbënguli se nuk ka konsumuar asnjë vepër penale.
Më herët në seancë, avokati i Salianjit kërkoi që klienti i tij të shpallet i pafajshëm, ndërsa prokuroi kërkoi lënien në fuqi të vendimit të shkallës së parë.
Salianji u dënua nga Shkalla e Parë me 1 vit burg për kallëzim të rremë lidhur me çështjen.