Interi nuk do të mund të mbështetet në shërbimet e Romelu Lukakut për ndeshjen gjysmëfinale ndaj Juventusit në Kupën e Italisë. Ka qenë Gjykata e Apelit Sportiv që mori këtë vendim, i cili do të hyjë në fuqi menjëherë.

“Gjykata Kombëtare e Apelit e FIGC-së konfirmoi sot pezullimin e Romelu Lukakut, i cili nuk do të jetë në gjendje të marrë pjesë në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë të mërkurën.

FC Internazionale Milano mendon se duhet të konsolidojë mbështetjen e saj për lojtarin dhe shpreh dhimbje të madhe për faktin se viktima është bërë i vetmi fajtor”, shkruan Interi.

Vlen të theksojmë se Romelu Lukaku u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë në fundin e sfidës ndaj bardhezinjve, pasi festoi në mënyrë të veccantë pas ofendimeve me bazë raciste të tifozëve të “Zonjës së Vjetër”.