Super grindje në Parlamentin e Venezuelës midis deputetëve të maxhorancës dhe atyre të opozitës, disa prej të cilëve më pas janë shfaqur para kamerave me sytë e fryrë dhe fytyrë plot gjak.
Gjithçka ka ardhur pasi presidenti i Asamblesë Kombëtare, Diosdado Cabello, vendosi t'u heqë të drejtën e fjalës eksponentëve të opozitës, të cilës nuk njohin fitoren e Nicolas Maduros, pasardhësit të Hugo Chavez në krye të vendit.
Kaq është dashur që menjëherë të fluturojnë objekte, shkelma e grushte ndaj parlamentarëve të të dyja palëve.





