Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Korçë këtë pasdite, ku është gjetur e varur nga familjarët e saj, 31-vjeçarja me inicialet E.A.

Sipas burimeve zyrtare, nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

“Korçë/Informacion paraprak

Më datë 02.10.2023, rreth orës 15:55, në fshatin Pulahë, Korçë, në hangarin e banesës, është gjetur nga familjarët e saj dyshohet e vetëvarur shtetasja E. A., rreth 31 vjeçe, banuese në Pulahë. Nga këqyrja e jashtme e trupit të kësaj shtetaseje, nuk janë konstatuar shenja dhune”, njofton policia.