Një infermier nga fshati Xhyherina i Vlorës është vetëvrarë me armë zjarri.
Infermieri, Q. Gocaj, 50 vjeç është vetëqëlluar me çifte në banesën e tij.
Ende nuk dihen arsyet që çuan 50 vjeçarin drejt aktit ekstrem, ndërsa Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.