Sebastian Vettel ngriu në fund të provave zyrtare buzëqeshjen e Mercedes dhe të Lewis Hamilton.

Piloti i Ferrarit regjistroi kohën rekord prej 1.39.491 në provat zyrtare për Çmimin e Madh të Singaporit, duke siguruar nisjen nga vendi i parë për garën e së dielës.

Ky ishte “pole position” i tretë për Ferrarin këtë kampionat dhe i katërti personal për Sebastian Vettel në pistën e Singaporit.

Raikonen, me makinën tjetër Ferrari do të niset nga vendi i katërt, ndërkohë që “sanduiç” mes dy “Kokëkuqeve” do të jenë dy makinat Redbull, me Verstappen që niset i dyti dhe Ricciardo i treti.

Vetëm vendi i pestë për Lewis Hamilton dhe fill pas tij shoku i skuadrës, Valteri Bottas. Gara për Çmimin e Madh të Singaporit zhvillohet të dielën në orën 14:00.