Këngëtarja Bleona Qereti dhe djali 22-vjeçar i ish-guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Adrian Fullani,  kanë qenë duke u argëtuar në një klub nate në Tiranë në shoqërinë e njëri-tjetrit.

Eriku, djali që pasi ka humbur peshën mund të konsiderohet ndër djemtë më të pëlqyer në Tiranë, ka postuar mesditën e djeshme një video , nga mesnata argëtuese me Bleonën. Eriku tymoste një puro dhe shoqëronte artisten duke shoqëruar të dy këngën e famshme në sfond “How deep is your love” nga Calvin Harris & Disciples.

"Na than që jemi me tbukrit e clubit se di tashi ju e dini" shkruan Erik Fullani në videon e postuar në Instagram.