Skandaloze dhe të rënda ishin pamjet nga ndeshja e djeshme në basketboll mes Teutës dhe Tiranës, ku një lojtar i ekipit kryeqytetas, Bruno Daliu, rrihte keq me grushte një nga arbitrat e ndeshjes, Jurgen Muho.

Në videot më poshtë, shihni pamje të tjera, që tregojnë më qartë këtë moment skandaloz, kur basketbollisti godet me grushte arbitrin.

Pamjet janë nga një kënd më anësor, dhe pas grushteve duken lojtarët në fushë, madje edhe tifozë pranë parketit, që nxitojnë të ndihmojnë që të largojnë arbitrin nga “breshëria” e grushteve të basketbollistit të xhindosur.

Ndërkohë sot Policia e Durrësit ka arrestuar në flagrancë 34-vjeçarin Bruno Daliu për veprën penale "Goditja e sportistit, trajnerit, arbitrit e ndërmjetësit sportiv"