Mesfushori shqiptar ka realizuar dopietë për 15 minuta, në ndeshjen e fundit të kampionatit ndaj Wolves.

Kështu, Xhaka shkon në kuotën e 7 golave, në 37 ndeshje. Ky takim mund të konsiderohet si i fundit për të me fanellën e Gooners, pasi futbollisti ka paralajmëruar do të largohet nga Londra.

30-vjeçari u transferua te Arsenal në vitin 2016 nga skuadra e Borussia Monchengladbach. Më parë, ai ka luajtur edhe në Zvicër për Basel.

Sa i takon të ardhmes së lojtarit, nuk përjashtohet një rikthim i mundshëm në Bundesligë, ku skuadra më e përfolur për një transferim të mundshëm është Bayer Leverkusen.

Xhaka po shqyrton të gjitha mundësitë dhe gjatë verës tifozët do mësojnë vendimin e tij.