Në intervistën e saj të parë jashtë vendit në lidhje me festivalin e këngës europiane, Eurovision 2016 që do të mbahet në Suedi, Eneda Tarifa ka pasur emocione, aq sa ka ngatërruar dhe harruar fjalët në gjuhën angleze.

Duke folur për këngën dhe karrierën muzikore gjatë intervistës së dhënë në Amsterdam të Holandës, Tarifa ka pasur moment ngecjeje, duke kërkuar ndihmë te stafi. “Dhurata, si i thonë të përmirësohesh?”, dëgjohet ajo të pyesë, ndërsa i kërkon gazetarit që këtë pjesë ta presë nga video.

Por, kjo nuk ka ndodhur dhe video është tashmë në youtube.

Eneda ka mbyllur intervistën me një pjesë nga refreni i këngës që do të këndohet në gjuhën angleze.