Një video e një incidenti të rrezikshëm rrugor në Indi ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale, pasi një makinë shihet duke ndjekur një grup motoçiklistësh dhe më pas përplas një prej tyre.

Ngjarja ka ndodhur në Gurugram, pranë New Delhit, teksa një grua po udhëtonte me një grup të apasionuarish pas motoçikletave. Në pamjet e publikuara online, automjeti ndjek grupin për disa momente dhe më pas afrohet papritur drejt motoçikletës së gruas. Përplasja bën që motoçiklistja të humbasë kontrollin dhe të rrëzohet në asfalt. Pas incidentit, makina largohet menjëherë nga vendi i ngjarjes.

Sipas dëshmisë së gruas, personat që ndodheshin në automjet i kishin kërkuar të ndalonte dhe kishin shfaqur sjellje agresive. Ajo pretendoi gjithashtu se ata dukeshin sikur ishin nën ndikimin e alkoolit. Gruaja deklaroi se pajisjet mbrojtëse që kishte veshur i shpëtuan jetën dhe e mbrojtën nga dëmtime më të rënda gjatë rrëzimit.

Pas publikimit të pamjeve, autoritetet kanë nisur hetimet për ngjarjen. Sipas raportimeve, ndaj autorëve është regjistruar një kallëzim për drejtim të rrezikshëm të automjetit dhe rrezikim të jetës së njerëzve. Deri tani, drejtuesi i makinës nuk është identifikuar nga autoritetet.

@protothema.gr ‼️ Της έριξαν το αυτοκίνητο πάνω στη μηχανή επειδή τους ζήτησε να κρατήσουν απόσταση. Η κοπέλα εκτινάχθηκε στον δρόμο και νοσηλεύεται τραυματισμένη. #protothema #news #greektiktok #tiktokgreece ♬ Epic News – neozilla