Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin njihet për pasionin e tij për sportin, për më tepër që mban edhe rripin e zi në Xhudo.
Putin ka qenë në Soçi, ku po zhvillon bisedime në lidhje me çështjen e Sirisë, por është ndalur të kalojë pak kohë në palestër duke u stërvitur me xhudistë nga Irani dhe Turqia.
Gjatë një stërvitje me fituesin e medaljes së artë në Rio 2016, Beslan Mudranov, 66-vjeçari pati një problem në gishtin e dorës, të cilin e ndrydhi. Gjithsesi Putin e vijoi stërvitjen e tij edhe pse duke shmangur kontaktet e forta fizike.