Pas plagosjes me armë zjarri nga anëtarët e “Babastars”, Noizy ka mbajtur fjalën duke mbajtur koncertin e paralajmëruar në Ferizaj, edhe pse atë në Mitrovicë jo, për shkak të procedurave në polici, njofton Klan Kosova.
Koncerti ishte i stërmbushur me fansa të reperit nga Shqipëria.
Në një video të publikuar nga “Klankosova”, Noizy edhe pas plagosjes dëgjohet duke kënduar këngën “Jena Mbretër”, këngë kjo e cila ishte bërë disa vite më parë kundër anëtarëve të “Babastars”.
Pjesën F*** Babarecords, Noizy e rikthen mbi katër herë, kështu duke marrë mbështetje edhe nga publiku.
Reperit i është hequr një plumb nga trupi në klinikën e Ortopedisë, megjithatë në skenë ai dukej shumë energjik.





