Një zjarr i madh ka përfshirë një ndërtesë 26-katëshe në qytetin port verior të Kinës, Tianjin.

Pamjet e shpërndara në media tregojnë shtëllungat e tymit që rrethojnë ndërtesën  Xintiandi.

Departamenti i zjarrfikësve në Tianjin tha në një deklaratë të postuar në Wechat të martën se 284 zjarrfikës dhe 62 makina zjarrfikëse u vendosën nga 23 stacione zjarri pasi u alarmuan për zjarrin në ndërtesën Xintiandi në rrugën Nanjing.

Sipas mediave të huaja mësohet se nuk është raportuar për viktima apo njerëz të bllokuar.

Policia raporton se ende nuk dihet shkaku i këtij zjarri, por autoritetet kanë hapur një hetim për të cilin me anë të cilit do të zbardhet ngjarja.