Kryeministri Edi Rama mëngjesin e sotëm ishte në rubrikën “Sy m’sy”, ku teksa po fliste për konsulentin e fushatës së Trump, u acarua me problemet teknike dhe mbylli video-live i acaruar duke përplasur tavolinën.

Për shkak se transmetimi kishte ndërprerje, Rama reagoi tejet nervoz duke përplasur tavolinën dhe sharë në anglisht me fjalët ‘Fuck you’.

Kur transmetimi u rikthye, Rama iu drejtua komentuesve se veprimet ndodhën pasi ai është një njeri pasionant.

Mos u trembni se jam njeri pasionant. Kam dhe unë shpërthimet e mia, kur nuk bëhet goli para portës!”