Një konflikti i dhunshëm mes disa të miturve ka ndodhur ditën e sotme jashtë shkollës “Sami Frashëri” në kryqytet. Sipas informacioneve, sherri mes nxënësve të kësaj shkolle ka ndodhur pas mbarimit të mësimit.
Siç shihet edhe në pamjet e publikuara nga JOQ fëmijët kanë goditur njëri-tjetrin me shkelma dhe grushte. Ndërkohë konflikti mes tyre ka ndodhur në rrugë ku qarkullojnë edhe automjete.