Një video tronditëse që tregon dhunën dhe sjelljen e pashembullt të rinisë shqiptare po qarkullon nëpër rrjete sociale.
Dy vajza e dy djem dhunojnë e ofendojnë me një fjalor rruge, një bashkëmoshatarin e tyre, të cilin e kanë futur në një rrugicë dhe pasi e “marrin në pyetje” fillojnë ta dhunojnë fizikisht.
Atë çka e bën më tronditëse, janë dy vajzat që kanë marrë rolin e çunit gangster dhe sillen më rëndë se sa djemtë.
Fillimisht flet njëra nga vajzat, e cila shprehet se quhet Megi, ndërsa më pas të dyja fillojnë t’i gjuajnë me shqelma. Menjëherë vajzave iu bashkohen edhe dy djemtë dhe më pas afrohet edhe një vajzë, e cila e godet djalin me një shkop.
E gjithë skena e dhunës është filmuar nga një vajzë, që shkrihet së qeshuri teksa filmon skenën e dhunshme, ndërsa pas grushteve e shqelmave, personi i dhunuar arrin të largohet me vrap.
Sipas “Jeta osh qef” që ka publikuar videon, ky rast është shënuar në Elbasan.
Pamjet janë vërtet shokuese, tronditëse dhe të vjen keq kur sheh se ku ka degraduar sjellja e rinisë së sotme, si për djemtë ashtu edhe për vajzat.
Ka kaq shumë punë për të bërë në lidhje me edukimin e brezit të ri, si nga ana e familjarëve, ashtu edhe nga ana e mësuesve apo kujtdo personi tjetër në moshë madhore.





