Teksa këtë të martë shënohet 26-vjetori i Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ministria e Mbrojtjes ka organizuar një sërë aktivitetesh.

Sipas mediave kosovare është bërë inspektimi i kuadrateve nga Presidentja vjosa Osmani dhe Komandanti i FSK-së.

Osmani po ashtu ka publikuar një video në Facebook, ku ushtarët e Kosovës këndojnë këngën “Mora fjalë”, që i kushtohet komandantit Adem Jashari.