Policia e Tiranës ka arrestuar tre persona nën akuzën e vjedhjes së një biznesi.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 3 në bashkëpunim me Komisariatin Nr. 6 kanë bërë të mundur kapjen në flagrancë të shtetasve:

–  Florjand Lika, 21 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë,

– Sabri Çoku, 21 vjeç, banues në Tiranë,

– Hazret Zmakaj, 18 vjeç, banues në Tiranë.

Sipas policisë, të rinjtë dyshohen se në orët e para të mëngjesit të datës 21.09.2016, kanë hyrë në brendësi të një firme private në pronësi të shtetasit A.N, në rrugën “Dritan Hoxha”.

Aty kanë marrë kasafortën e kësaj firme, ku janë marrë rreth 200.000 lekë, 400 paund dhe 245 euro.

Gjithashtu nga hetimet e kryera nga policia, ka rezultuar se këta shtetas janë të dyshuar si autorë të vjedhjes së ndodhur më datë 15.07.2016, te kompleksi malajzian, ku është vjedhur me thyerje, zyra e shtetasit I. D dhe janë marrë  një kompjuter dhe 140 euro.

Në cilësinë e provave materiale, tre të rinjve iu gjetën dhe sekuestruan:

Një sasi lekësh prej 100.000 lekësh;

Një sasi prej 610 eurosh;

Një automjet i tipit “Ford”;

Aparate celulare;

Disa vegla pune.