Gjykata e Apelit ka rrëzuar ditën e sotme kërkesën për masë më të butë sigurie të infermieres Elisabeta Bardhollari dhe bashkëpunëtores së saj Orjada Hoxha të arrestuara pak javë më pare.

Kujtojmë se infermieret u arrestuan sepse merrnin kartat e pacientëve në spitalin psikiatrik ku punonte Bardhollari dhe nëpërmjet tyre merrnin kredi.

Më 30 shtator Gjykata e Tiranës caktoi arrest me burg për Bardhollarin dhe arrest shtëpie për Orjada Hoxhën, teksa i njëjti vendim është lënë në fuqi sot nga Gjykata e Apelit të Tiranës.