Një 27-vjeçar nga Holanda është arrestuar natën e kaluar në Tiranë.

Policia njofton se rreth orës rreth orës 00:10, ka marrë njoftim për një konflikt në rrugën “Abdi Toptani”. Pasi kanë shkuar në vendngjarje, kanë shoqëruar Kevin Ron De Baat, të cili gjatë kontrollit iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit kokainë.

Ky shtetas do të hetohet më tej nga Prokuroria e Tiranës.