Atentati që ndodhi mesditën e sotme në Vlorë, ku u vranë dy persona dhe një i tretë u plagos, tronditi qytetin.
Atentatorët dogjën më pas makinën që përdorën gjatë atentatit, duke e braktisur në fshatin Sherisht. Brenda makinës së djegur janë gjetur dy kallashnikovë, të cilët mendohet janë përdorur gjatë sulmit.
Sipas informacioneve, objektivi i atentatit ishte Armando Sulejmani, i cili mbeti i plagosur dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa dy viktimat Orest Rexho, kunati i Sulejmanit dhe Arjan Hasani, shoku i tij ndodheshin rastësisht me të në makinë.