Një aksident ka ndodhur sot në hyrje të qytetit të Kuçovës, në vendin e quajtur “Meteor”. 

Një Vinç, në përpjekje për tu kthyer, i ka prerë rrugën një automjeti tip “Golf 6”, ku udhëtonin dy vajza. 

Si pasojë e aksidentit, është dëmtuar në nofull pasagjerja e makinës, ndërkohë që dy drejtuesit e të dy mjeteve nuk kanë pësuar lëndime. 

E dëmtuara është transportuar drejt Spitalit Rajonal Berat, ku po merr mjekim dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. 

Në vendngjarje kanë shkuar forcat të policisë rrugore, që po kryejnë edhe këqyrjen e vendit të aksidentit.