Në orët e para të mëngjesit të sotëm lokali në pronësi të Bashkim Rajkut, i ati i reperit të njohur me emrin e artit Noizy, në zonën e Currilave në Durrës, u përfshi nga flakët.

Sipas policisë nga zjarri ka pasur vetëm dëme materiale, ndërsa u njoftua se kanë nisur hetimet për përcaktimin e shkaqeve.

“Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në lagjen nr. 1, ka rënë zjarr në lokalin në pronësi të shtetasit Bashkim Rajku. Si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon punën për sqarimin e rrethanave të këtij rasti, si dhe për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit” – thuhej në njoftimin e policisë.

Ndërsa në faqen zyrtare të Instagram-it të këtij lokali, thuhet se zjarri ka rënë si pasojë e një shkëndije elektrike dhe se për shkak të kësaj ngjarjeje ai do të qëndrojë i mbyllur deri në një njoftim të dytë.

“Njoftim! Për shkak të dëmtimeve të shkaktuara nga një shkëndijë eklektike ZINS do të jetë përkohësisht i mbyllur deri në një njoftim të dytë”, – thuhet në njoftim.

Shiko pamjet nga vendngjarja: